All NT OTBook
Compare Texts
Jude 1 Revelation 21

Revelation 22:1-21

Albanian Bible

 
 
 
Rev 22:1
 
Dhe më tregoi lumin e pastër të ujit të jetës, te kthjellët si kristali, që dilte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit.  
 
Rev 22:2
 
Në mes të sheshit të qytetit, këtej e andej lumit, ishte druri i jetës që jep dymbëdhjetë fruta, dhe që nxjerr frutin e saj në çdo muaj; dhe gjethet e drurit janë për shërim të kombeve.  
 
Rev 22:3
 
Dhe asnjë mallkim nuk do të ketë më; dhe në të do të jetë froni i Perëndisë dhe i Qengjit, dhe shërbëtorët e tij do t'i shërbejnë;  
 
Rev 22:4
 
ata do të shohin fytyrën e tij; dhe emri i tij do të jetë mbi ballin e tyre.  
 
Rev 22:5
 
Dhe atje natë nuk do të ketë; edhe nuk kanë nevojë për llambë, as për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndriçon; dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.  
 
Rev 22:6
 
Dhe më tha: ''Këto fjalë janë besnike dhe të vërteta; dhe Zoti, Perëndi i profetëve të shenjtë, dërgoi engjëllin e tij, për t'u treguar shërbëtorëve të tij gjërat që duhet të ndodhin për së shpejti.  
 
Rev 22:7
 
Ja, unë vij shpejt; lum ai që i ruan fjalët e profecisë së këtij libri''.  
 
Rev 22:8
 
Dhe unë, Gjoni, jam ai që kam parë dhe dëgjuar këto gjëra; dhe kur dëgjova dhe pashë, rashë për ta adhuruar përpara këmbëve të engjëllit që m'i tregonte këto gjëra.  
 
Rev 22:9
 
Dhe ai më tha: ''Ruaju se e bën! Sepse unë jam bashkëshërbëtori yt dhe i vëllezërve të tu, profetë, dhe të atyre që i ruajnë fjalët e këtij libri. Adhuro Perëndinë!''.  
 
Rev 22:10
 
Pastaj më tha: ''Mos i vulos fjalët e profecisë së këtij libri, sepse koha është afër.  
 
Rev 22:11
 
Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë, kush është i ndyrë le të vazhdojë të jetë i ndyrë, kush është i drejtë le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë, dhe kush është i shenjtë le të vazhdojë të shenjtërohet.  
 
Rev 22:12
 
Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t'i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë.  
 
Rev 22:13
 
Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit''.  
 
Rev 22:14
 
Lum ata që i kryejnë urdhërimet e tij, që të kenë të drejtën për drurin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit.  
 
Rev 22:15
 
Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën.  
 
Rev 22:16
 
''Unë, Jezusi, dërgova engjëllin tim për t'ju dëshmuar për këto gjëra nëpër kisha. Unë jam Rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit''.  
 
Rev 22:17
 
Dhe Fryma dhe nusja thonë: ''Eja!''. Dhe ai që dëgjon le të thotë: ''Eja!''. Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës.  
 
Rev 22:18
 
Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t'i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër.  
 
Rev 22:19
 
Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t'i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër.  
 
Rev 22:20
 
Ai që dëshmon për këto gjëra, thotë: ''Po, unë vij shpejt. Amen''. Po, eja, Zoti Jezus.  
 
Rev 22:21
 
Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.  

Genesis | Exodus | Leviticus | Numbers | Deuteronomy | Joshua | Judges | Ruth | 1 Samuel | 2 Samuel | 1 Kings | 2 Kings | 1 Chronicles | 2 Chronicles | Ezra | Nehemiah | Esther | Job | Psalms | Proverbs | Ecclesiastes | Song of Solomon | Isaiah | Jeremiah | Lamentations | Ezekiel | Daniel | Hosea | Joel | Amos | Obadiah | Jonah | Micah | Nahum | Habakkuk | Zephaniah | Haggai | Zechariah | Malachi | Matthew | Mark | Luke | John | Acts | Romans | 1 Corinthians | 2 Corinthians | Galatians | Ephesians | Philippians | Colossians | 1 Thessalonians | 2 Thessalonians | 1 Timothy | 2 Timothy | Titus | Philemon | Hebrews | James | 1 Peter | 2 Peter | 1 John | 2 John | 3 John | Jude | Revelation
Jude 1Revelation 211 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22
© 2005 redegg.org Home | Bible | About | Help | Site Map | Violin Flash Cards