| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Col 2:1 | që zemrat e tyre të ngushëllohen, duke u bashkuar në dashuri, dhe të kenë të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë të zgjuarësisë për të njohur misterin e Perëndisë, e Atit dhe të Krishtit,
| |
| | Col 2:2 | ku janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes.
| |
| | Col 2:3 | Dhe po ju them këtë, që askush të mos ju gënjejë me fjalë joshëse,
| |
| | Col 2:4 | sepse, edhe pse me trup jam larg jush, me frymën jam bashkë me ju dhe gëzohem duke parë rregullin dhe qëndrueshmërinë e besimit tuaj në Krishtin.
| |
| | Col 2:5 | Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të,
| |
| | Col 2:6 | duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falenderim.
| |
| | Col 2:7 | Tregoni kujdes se mos ndokush ju bën prenë e tij me anë të filozofisë dhe me mashtrime të kota, sipas traditës së njerëzve, sipas elementeve të botës dhe jo sipas Krishtit,
| |
| | Col 2:8 | sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.
| |
| | Col 2:9 | Dhe ju keni marrë plotësinë në të, sepse ai është krye e çdo principate e pushteti,
| |
| | Col 2:10 | në të cilin ju edhe u rrethpretë me një rrethprerje që nuk u bë me dorë, por me rrethprerjen e Krishtit, me anë të zhveshjes së trupit nga mëkatet e mishit:
| |
| | Col 2:11 | të varrosur bashkë në të në pagëzim, ju edhe u ringjallët bashkë në të, me anë të besimit në fuqinë e Perëndisë që e ka ringjallur prej së vdekurish.
| |
| | Col 2:12 | Dhe bashkë me të Perëndia ju dha jetë ju, që kishit vdekur në mëkate dhe në parrethprerjen e mishit, duke jua falur të gjitha mëkatet.
| |
| | Col 2:13 | Ai e zhvlerësoi dokumentin e urdhërimeve, që ishte kundër nesh dhe ishte kundërshtar, dhe e hoqi nga mesi duke e mbërthyer në kryq;
| |
| | Col 2:14 | dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të.
| |
| | Col 2:15 | Prandaj askush të mos ju gjykojë për ushqime ose pije, për festa o hënë të re, o të shtuna;
| |
| | Col 2:16 | këto gjëra janë hija e atyre që kanë për të ardhur; por trupi është i Krishtit.
| |
| | Col 2:17 | Askush të mos përvetësojë prej jush çmimin me pretekst përulësie dhe kulti të engjëjve, duke u përzier në gjëra që nuk i ka parë, i fryrë nga një krenari e kotë për shkak të mendjes së tij mishore,
| |
| | Col 2:18 | dhe nuk mbahet te kryet, prej të cilit gjithë trupi, i ushqyer mirë dhe i lidhur i tëri me anë të nyjeve dhe të gjymtyrëve rritet me rritjen e Perëndisë.
| |
| | Col 2:19 | Pra, në qoftë se vdiqët me Krishtin nga elementet e botës, përse u nënshtroheni disa rregullave, a thua se jetoni ende në botë, si:
| |
| | Col 2:20 | ''Mos prek, mos shijo, mos merr'',
| |
| | Col 2:21 | të gjitha gjërat që prishen nga përdorimi, sipas urdhërimeve dhe mësimeve të njerëzve?
| |
| | Col 2:22 | Këto gjëra kanë ndonjë dukje diturie në devotshmërinë e zgjedhur vullnetarisht, në përunjësinë e rreme dhe në trajtimin e ashpër të trupit, por nuk kanë asnjë vlerë kundër kënaqësisë së mishit.
| |
| | Col 2:23 | Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë.
| |