| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Eph 4:1 | me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri,
| |
| | Eph 4:2 | duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes.
| |
| | Eph 4:3 | Éshtë një trup i vetëm dhe një Frym i vetëm, sikurse ju u thirrët në shpresën e vetme të thirrjes suaj.
| |
| | Eph 4:4 | Éshtë një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm,
| |
| | Eph 4:5 | një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.
| |
| | Eph 4:6 | Po secilit nga ne iu dha hiri sipas masës së dhuntisë së Krishtit.
| |
| | Eph 4:7 | Për ç'ka Shkrimi thotë: ''Kur ai u ngjit lart, ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerëzve''.
| |
| | Eph 4:8 | Tani kjo: ''Ai u ngjit'', ç'do të thotë tjetër përveç se ai më parë edhe kishte zbritur në pjesët më të ulta të dheut?
| |
| | Eph 4:9 | Ai që zbriti është po ai që edhe u ngjit përmbi të gjithë qiejt, për të përmbushur të gjitha gjërat.
| |
| | Eph 4:10 | Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues,
| |
| | Eph 4:11 | për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,
| |
| | Eph 4:12 | derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit,
| |
| | Eph 4:13 | që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit,
| |
| | Eph 4:14 | por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti.
| |
| | Eph 4:15 | Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.
| |
| | Eph 4:16 | Këtë, pra, po dëshmoj në Zotin: të mos ecni më si po ecin ende johebrenjtë e tjerë, në kotësinë e mendjes së tyre,
| |
| | Eph 4:17 | të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.
| |
| | Eph 4:18 | Ata, duke u bërë të pandjeshëm, e dhanë veten në shthurje, duke kryer çdo papastërti me lakmi të pangopur.
| |
| | Eph 4:19 | Por ju nuk e keni njohur kështu Krishtin,
| |
| | Eph 4:20 | në qoftë se e keni dëgjuar atë dhe keni qënë të mësuar në të sipas së vërtetës që është në Jezusin,
| |
| | Eph 4:21 | që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës,
| |
| | Eph 4:22 | dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj
| |
| | Eph 4:23 | dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.
| |
| | Eph 4:24 | Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili t'i thotë të vërtetën të afërmit të vet, sepse jemi gjymtyrë, njeri me tjetrin.
| |
| | Eph 4:25 | Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi inatin tuaj;
| |
| | Eph 4:26 | dhe mos i jepni vend djallit.
| |
| | Eph 4:27 | Ai që vidhte, le të mos vjedhë më, por më tepër të mundohet duke bërë ndonjë punë të mirë me duart e veta, që të ketë t'i japë diçka atij që ka nevojë.
| |
| | Eph 4:28 | Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t'u japë hir atyre që dëgjojnë.
| |
| | Eph 4:29 | Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpengimit.
| |
| | Eph 4:30 | Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi.
| |
| | Eph 4:31 | Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.
| |
| | Eph 4:32 | Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur,
| |