| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Rom 7:1 | Apo nuk e dini o vëllezër, (sepse unë po u flas njerëzve që e njohin ligjin), se ligji ka pushtet mbi njeriun për sa kohë ai rron?
| |
| | Rom 7:2 | Sepse gruaja e martuar është e lidhur nga ligji me burrin deri sa ai rron, por, po i vdiq burri, lirohet nga ligji i burrit.
| |
| | Rom 7:3 | Prandaj, nëse, kur i rron burri, ajo bashkohet me një burrë tjetër, do të quhet shkelëse e kurorës; por kur i vdes burri ajo është e liruar nga ligji, që të mos jetë shkelëse e kurorës, po u bë gruaja e një burrë tjetër.
| |
| | Rom 7:4 | Kështu, pra, vëllezër të mi, edhe ju jeni të vdekur për ligjin me anë të trupit të Jezu Krishtit që të bashkoheni me një tjetër, që u ringjall prej të vdekurit, që t'i japim fryte Perëndisë.
| |
| | Rom 7:5 | Sepse, kur ishim në mish, pasionet mëkatare që ishin me anë të ligjit, vepronin në gjymtyrët tona, duke sjellë fryte vdekjeje,
| |
| | Rom 7:6 | por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç'ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës.
| |
| | Rom 7:7 | Çfarë të themi, pra? Se ligji është mëkat? Ashtu mos qoftë! Mëkatin unë nuk do ta kisha njohur, veç se me anë të ligjit; sepse unë nuk do ta kisha njohur lakminë, po të mos thoshte ligji: ''Mos lakmo!''.
| |
| | Rom 7:8 | Por mëkati, duke marrë shkas nga ky urdhërim, ngjalli në mua çdo lakmi,
| |
| | Rom 7:9 | sepse, pa ligj, mëkati është i vdekur. Dikur unë jetoja pa ligj, por, kur erdhi urdhërimi, mëkati u ngjall dhe unë vdiqa,
| |
| | Rom 7:10 | dhe urdhërimi që u dha për jetë, më solli vdekjen.
| |
| | Rom 7:11 | Sepse mëkati, duke gjetur rastin me anë të urdhërit, më mashtrojë dhe me anë të tij më vrau.
| |
| | Rom 7:12 | Kështu ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi i shenjtë, i drejtë dhe i mirë.
| |
| | Rom 7:13 | Ajo gjë, pra, që është e mirë u bë vdekje për mua? Ashtu mos qoftë; por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës më pruri vdekjen, që mëkati të bëhet edhe më tepër mëkat nëpërmjet urdhërimit.
| |
| | Rom 7:14 | Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam i mishë, i shitur mëkatit si skllav.
| |
| | Rom 7:15 | Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej.
| |
| | Rom 7:16 | Edhe, nëse bëj atë që nuk dua, unë pranoj që ligji është i mirë.
| |
| | Rom 7:17 | Por tani nuk jam më unë që veproj, por mëkati që banon në mua.
| |
| | Rom 7:18 | Në fakt unë e di se në mua domëthënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën.
| |
| | Rom 7:19 | Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s'dua, atë bëj.
| |
| | Rom 7:20 | Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s'jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua.
| |
| | Rom 7:21 | Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjindet në mua.
| |
| | Rom 7:22 | Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm,
| |
| | Rom 7:23 | por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia.
| |
| | Rom 7:24 | Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?
| |
| | Rom 7:25 | I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë. Unë vetë, pra, me mendjen, i shërbej ligjit të Perëndisë, por, me mishin ligjit të mëkatit.
| |