| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Rom 3:1 | Cila është, pra, përparësia e Judeut, ose cila është dobia e rrethprerjes?
| |
| | Rom 3:2 | E madhe në çdo mënyrë; para së gjithash sepse orakujt e Perëndisë iu besuan atyre.
| |
| | Rom 3:3 | Ç'të thuash atëherë? Në qoftë se disa nuk besuan, mosbesimi i tyre do ta anulojë, vallë, besnikërinë e Perëndisë?
| |
| | Rom 3:4 | Kurrë mos qoftë; përkundrazi, qoftë Perëndia i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar, siç është shkruar: ''Që ti të shfajësohesh në fjalët e tua dhe të ngadhënjesh kur të gjykohesh''.
| |
| | Rom 3:5 | Po në qoftë se padrejtësia jonë e vë në pah drejtësinë e Perëndisë, ç'do të themi? Perëndia qënka i padrejtë kur shfren zemërimin e tij? (Unë flas si njeri).
| |
| | Rom 3:6 | Kurrë mos qoftë! Sepse atëherë, si do ta gjykonte Zoti botën?
| |
| | Rom 3:7 | Prandaj në qoftë se me anë të gënjeshtrës sime e vërteta e Perëndisë e lartëson lavdinë e tij, përse unë gjykohem akoma si mëkatar?
| |
| | Rom 3:8 | E përse të mos themi si disa që, duke shpifur, pohojnë se ne themi: ''Të bëjmë të keqen që të vijë e mira''? Dënimi i këtyre është i drejtë.
| |
| | Rom 3:9 | E çfarë pra? A kemi ne ndonjë epërsi? Aspak! E kemi treguar në fakt që më përpara se si Judenjtë ashtu edhe Grekët janë të gjithë nën mëkat,
| |
| | Rom 3:10 | siç është shkruar: ''Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një.
| |
| | Rom 3:11 | Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.
| |
| | Rom 3:12 | Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një.
| |
| | Rom 3:13 | Gryka e tyre është një varr i hapur, me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime, ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre;
| |
| | Rom 3:14 | goja e tyre është plot mallkim dhe hidhësi;
| |
| | Rom 3:15 | këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak;
| |
| | Rom 3:16 | në udhët e tyre ka rrënim dhe gjëmë,
| |
| | Rom 3:17 | dhe nuk e kanë njohur udhën e paqes;
| |
| | Rom 3:18 | nuk ka druajtja e Perëndisë para syve të tyre''.
| |
| | Rom 3:19 | Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t'i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë,
| |
| | Rom 3:20 | sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij për veprat e ligjit; me anë të ligjit në fakt arrihet njohja e mëkatit.
| |
| | Rom 3:21 | Por tani, pavarësisht nga ligji, është manifestuar drejtësia e Perëndisë, për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët,
| |
| | Rom 3:22 | madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim;
| |
| | Rom 3:23 | sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë,
| |
| | Rom 3:24 | por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.
| |
| | Rom 3:25 | Atë ka paracaktuar Perëndia për të bërë shlyerjen nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë,
| |
| | Rom 3:26 | për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe shfajësues i atij që ka besimin e Jezusit.
| |
| | Rom 3:27 | Ku është, pra, mburrja? Éshtë përjashtuar. Nga cili ligj? Ai i veprave? Jo, por nga ligji i besimit.
| |
| | Rom 3:28 | Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa veprat e ligjit.
| |
| | Rom 3:29 | A është vallë Perëndia vetëm Perëndia i Judenjve? A nuk është edhe i johebrenjve? Sigurisht, është edhe Perëndia i johebrenjve.
| |
| | Rom 3:30 | Sepse ka vetëm një Perëndi, që do të shfajësojë të rrethprerin nëpërmjet besimit, dhe të parrethprerin me anë të besimit.
| |
| | Rom 3:31 | Anulojmë ne, pra, ligjin nëpërmjet besimit? Kështu mos qoftë; përkundrazi e forcojmë ligjin.
| |