| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Rom 12:1 | O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur.
| |
| | Rom 12:2 | Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.
| |
| | Rom 12:3 | Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit.
| |
| | Rom 12:4 | Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtën funksion,
| |
| | Rom 12:5 | kështu edhe ne, megjithse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njeri tjetrit.
| |
| | Rom 12:6 | Dhe tani, duke pasur dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha, nëse kemi profecinë, të profetizojmë sipas masës së besimit;
| |
| | Rom 12:7 | nëse kemi shërbim, le t'i kushtohemi shërbimit; po kështu mësuesi të jepet pas mësimit;
| |
| | Rom 12:8 | dhe ai që nxit, le t'i kushtohet nxitjes; ai që ndan, le ta bëjë me thjeshtësi; ai që kryeson le të kryesojë me zell; ai që bën vepra mëshirë, le t'i bëjë me gëzim.
| |
| | Rom 12:9 | Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës.
| |
| | Rom 12:10 | Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin.
| |
| | Rom 12:11 | Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë,
| |
| | Rom 12:12 | të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje;
| |
| | Rom 12:13 | ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës.
| |
| | Rom 12:14 | Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni.
| |
| | Rom 12:15 | Gëzohuni me ata që gëzohen, dhe qani me ata që qajnë.
| |
| | Rom 12:16 | Kini të njëjtat mendime njeri me tjetrin; mos lakmoni për lart, por rrini me të përunjurit; mos e mbani veten për të mënçur.
| |
| | Rom 12:17 | Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.
| |
| | Rom 12:18 | Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.
| |
| | Rom 12:19 | Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ''Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti''.
| |
| | Rom 12:20 | ''Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur''.
| |
| | Rom 12:21 | Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.
| |