| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Mat 4:1 | Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.
| |
| | Mat 4:2 | Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.
| |
| | Mat 4:3 | Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ''Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë''.
| |
| | Mat 4:4 | Por ai, duke iu përgjigjur, tha: ''Éshtë shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"''.
| |
| | Mat 4:5 | Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit
| |
| | Mat 4:6 | dhe i tha: ''Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: "Ai do t'u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur"''.
| |
| | Mat 4:7 | Jezusi i tha: ''Éshtë shkruar gjithashtu: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"''.
| |
| | Mat 4:8 | Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre,
| |
| | Mat 4:9 | dhe i tha: ''Unë do të t'i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron''.
| |
| | Mat 4:10 | Atëherë Jezusi i tha: ''Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"''.
| |
| | Mat 4:11 | Atëherë djalli e la; dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin.
| |
| | Mat 4:12 | Jezusi, mbasi dëgjoi se Gjonin e kishin futur në burg, u tërhoq në Galile.
| |
| | Mat 4:13 | Pastaj la Nazaretin dhe shkoi të banojë në Kapernaum, qytet bregdetar, në kufijtë të Zabulonit dhe të Neftalit,
| |
| | Mat 4:14 | që të përmbushej ç'ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia kur tha:
| |
| | Mat 4:15 | ''Toka e Zabulonit, toka e Neftalit, mbi bregun e detit, krahina përtej Jordanit, Galileja e paganëve,
| |
| | Mat 4:16 | populli që dergjej në errësirë ka parë një dritë të madhe, dhe përmbi ata që dergjeshin në krahinë dhe në hijen e vdekjes, doli drita''.
| |
| | Mat 4:17 | Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: ''Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!''.
| |
| | Mat 4:18 | Duke ecur gjatë bregut të detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin, të quajtur Pjetër, dhe Andrean, të vëllanë, të cilët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë;
| |
| | Mat 4:19 | dhe u tha atyre: ''Ndiqmëni dhe unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish''.
| |
| | Mat 4:20 | Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.
| |
| | Mat 4:21 | Dhe, duke vazhduar rrugën, pa dy vëllezër të tjerë: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri.
| |
| | Mat 4:22 | Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas.
| |
| | Mat 4:23 | Jezusi shkonte kudo nëpër Galile, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje dhe çdo lëngatë në popull.
| |
| | Mat 4:24 | Dhe fama e tij u përhap në gjithë Sirinë; dhe i sillnin të gjithë të sëmurët që vuanin nga lëngata dhe dhimbje të ndryshme, të demonizuar, epileptikë dhe paralitikë; dhe ai i shëronte.
| |
| | Mat 4:25 | Dhe një mori e madhe njerëzish i shkonte pas, nga Galileja, nga Dekapoli, nga Jeruzalemi, nga Judeja dhe nga përtej Jordanit.
| |