| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Mat 1:1 | Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.
| |
| | Mat 1:2 | Abrahamit i lindi Isaku; Isakut i lindi Jakobi; Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.
| |
| | Mat 1:3 | Judës i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami;
| |
| | Mat 1:4 | Aramit i lindi Aminadabi; Aminadabit i lindi Naasoni; Naasonit i lindi Salmoni.
| |
| | Mat 1:5 | Salmonit i lindi Boozi nga Rahabi; Boozit i lindi Obedi nga Ruthi; Obedit i lindi Jeseu.
| |
| | Mat 1:6 | Jeseut i lindi Davidi mbret; mbretit David i lindi Salomoni nga ajo që kishte qenë bashkëshortja e Urias.
| |
| | Mat 1:7 | Salomonit i lindi Roboami; Roboamit i lindi Abia; Abias i lindi Asai.
| |
| | Mat 1:8 | Asait i lindi Jozafati; Jozafatit i lindi Jorami; Joramit i lindi Ozia.
| |
| | Mat 1:9 | Ozias i lindi Joatami; Joatamit i lindi Akazi; Akazit i lindi Ezekia.
| |
| | Mat 1:10 | Ezekias i lindi Manaseu; Manaseut i lindi Amoni; Amonit i lindi Josia.
| |
| | Mat 1:11 | Josias i lindi Jekonia dhe vëllezërit e tij në kohën e internimit në Babiloni.
| |
| | Mat 1:12 | Pas internimit në Babiloni Jekonias i lindi Salatieli; Salatielit i lindi Zorobabeli.
| |
| | Mat 1:13 | Zorobabelit i lindi Abiudi; Abiudit i lindi Eliakimi; Eliakimit i lindi Azori.
| |
| | Mat 1:14 | Azorit i lindi Sadoku; Sadokut i lindi Akimi; Akimit i lindi Eliudi.
| |
| | Mat 1:15 | Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matthani, Matthanit i lindi Jakobi.
| |
| | Mat 1:16 | Jakobit i lindi Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht.
| |
| | Mat 1:17 | Kështu të gjithë brezat nga Abrahami deri te Davidi bëhen katërmbëdhjetë breza; dhe, nga Davidi deri te internimi në Babiloni, katërmbëdhjetë breza; dhe, nga internimi në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë breza.
| |
| | Mat 1:18 | Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.
| |
| | Mat 1:19 | Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.
| |
| | Mat 1:20 | Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: ''Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç'është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.
| |
| | Mat 1:21 | Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t'i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre''.
| |
| | Mat 1:22 | E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë:
| |
| | Mat 1:23 | ''Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t'i venë emrin Emanuel, që do të thotë: "Zoti me ne"''.
| |
| | Mat 1:24 | Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;
| |
| | Mat 1:25 | por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus.
| |