| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Num 7:1 | Kur Moisiu mbaroi ndërtimin e tabernakullit, e vajosi dhe e shenjtëroi me gjithë pajisjet e tij, ai vajosi gjithashtu altarin dhe të gjitha orenditë e tij; kështu ai i vajosi dhe i shenjtëroi.
| |
| | Num 7:2 | Pastaj prijësit e Izraelit, të parët e shtëpive të etërve të tyre, që ishin prijësit e fiseve dhe ishin në krye të atyre që u regjistruan, paraqitën një ofertë
| |
| | Num 7:3 | dhe e çuan ofertën e tyre para Zotit: gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe, një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin prej tyre; dhe i ofruan para tabernakullit.
| |
| | Num 7:4 | Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
| |
| | Num 7:5 | "Prano këto gjëra prej tyre për t'i përdorur në shërbim të çadrës së mbledhjes, dhe do t'ua japësh Levitëve, secilit simbas shërbimit që ka".
| |
| | Num 7:6 | Moisiu mori, pra, qerret dhe qetë dhe ua dha Levitëve.
| |
| | Num 7:7 | Dy qerre dhe katër qe ua dha bijve të Gershonit simbas shërbimit të tyre;
| |
| | Num 7:8 | katër qerre dhe tetë qe ua dha bijve të Merarit simbas shërbimit të tyre, nën mbikqyrjen e Ithamarit, birit të priftit Aaron;
| |
| | Num 7:9 | por bijve të Kehathit nuk u dha asgjë, sepse ishin ngarkuar me shërbimin e objekteve të shenjta, që ata i mbanin mbi shpatulla.
| |
| | Num 7:10 | Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit.
| |
| | Num 7:11 | Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një në ditë për kushtimin e altarit".
| |
| | Num 7:12 | Ai që e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës;
| |
| | Num 7:13 | ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,
| |
| | Num 7:14 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
| |
| | Num 7:15 | një dem të vogël, një dash, një qengj motak si olokaust,
| |
| | Num 7:16 | një dhi si flijim për mëkatin
| |
| | Num 7:17 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Nahshonit, djalit të Aminadabit.
| |
| | Num 7:18 | Ditën e dytë erdhi oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit, princit të Isakarit.
| |
| | Num 7:19 | Ai paraqiti si ofertë të tij një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,
| |
| | Num 7:20 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
| |
| | Num 7:21 | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
| |
| | Num 7:22 | një kec si flijim për mëkatin
| |
| | Num 7:23 | dhe, si flijim falënderimi dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. kjo ishte oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit.
| |
| | Num 7:24 | Ditën e tretë ishte radha e Eliabit, birit të Helonit, prijësit të bijve të Zabulonit.
| |
| | Num 7:25 | Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit;
| |
| | Num 7:26 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
| |
| | Num 7:27 | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
| |
| | Num 7:28 | një kec si flijim për mëkatin
| |
| | Num 7:29 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Eliabit, birit të Helonit.
| |
| | Num 7:30 | Ditën e katërt ishte radha e Elitsurit, birit të Rubenit.
| |
| | Num 7:31 | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
| |
| | Num 7:32 | një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,
| |
| | Num 7:33 | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
| |
| | Num 7:34 | dhe një kec si flijim për mëkatin
| |
| | Num 7:35 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e paraqitur nga Elitsuri, bir i Shedeurit.
| |
| | Num 7:36 | Ditën e pestë qe radha e Shelumielit, birit të Tsurishadait, prijësit të bijve të Simeonit.
| |
| | Num 7:37 | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,
| |
| | Num 7:38 | një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,
| |
| | Num 7:39 | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
| |
| | Num 7:40 | një kec si flijim për mëkatin
| |
| | Num 7:41 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo ishte oferta e bërë nga Shelumieli, bir i Curishadait.
| |
| | Num 7:42 | Ditën e gjashtë ishte radha e Eliasafit, bir i Deuelit, prijësit të bijve të Gadit.
| |
| | Num 7:43 | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; si pjata ashtu dhe legeni ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
| |
| | Num 7:44 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
| |
| | Num 7:45 | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
| |
| | Num 7:46 | një kec si flijim për mëkatin
| |
| | Num 7:47 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Eliasafi, bir i Deuelit.
| |
| | Num 7:48 | Ditën e shtatë qe radha e Elishamit, birit të Amihudit, prijësit të bijve të Efraimit.
| |
| | Num 7:49 | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
| |
| | Num 7:50 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
| |
| | Num 7:51 | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
| |
| | Num 7:52 | një kec si flijim për mëkatin,
| |
| | Num 7:53 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Elishama, bir i Amihudit.
| |
| | Num 7:54 | Ditën e tetë ishte radha e Gamalielit, birit të Pedahtsurit, prijësit të bijve të Manasit.
| |
| | Num 7:55 | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
| |
| | Num 7:56 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
| |
| | Num 7:57 | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
| |
| | Num 7:58 | një kec si flijim për mëkatin
| |
| | Num 7:59 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Gamalieli, bir i Pedahtsurit.
| |
| | Num 7:60 | Ditën e nëntë i erdhi radha Abidanit, birit të Gideonit, prijësit të Beniaminit.
| |
| | Num 7:61 | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklave të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
| |
| | Num 7:62 | një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,
| |
| | Num 7:63 | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
| |
| | Num 7:64 | një kec si flijim për mëkatin
| |
| | Num 7:65 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Abidanit, birit të Amishadait, prijësit të bijve të Danit.
| |
| | Num 7:66 | Ditën e dhjetë i erdhi radha Ahiezerit, birit të Amishadait, prijësit të bijve të Danit.
| |
| | Num 7:67 | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
| |
| | Num 7:68 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
| |
| | Num 7:69 | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
| |
| | Num 7:70 | një kec si flijim për mëkatin
| |
| | Num 7:71 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahiezerit, birit të Amishadait.
| |
| | Num 7:72 | Ditën e njëmbëdhjetë i erdhi radha Pagielit, birit të Okranit, prijësit të bijve të Asherit.
| |
| | Num 7:73 | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
| |
| | Num 7:74 | një kupë ari prej dhjetë siklash mbushur me temjan,
| |
| | Num 7:75 | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
| |
| | Num 7:76 | një kec si flijim për mëkatin
| |
| | Num 7:77 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Pagielit, birit të Okranit.
| |
| | Num 7:78 | Ditën e dymbëdhjetë i erdhi radha Ahirit, birit të Enanit, prijësit të bijve të Neftalit.
| |
| | Num 7:79 | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
| |
| | Num 7:80 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
| |
| | Num 7:81 | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
| |
| | Num 7:82 | një kec si flijim për mëkatin
| |
| | Num 7:83 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahirit, birit të Enanit.
| |
| | Num 7:84 | Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u bënë nga prijësit e Izraelit kur altari u vajos: dymbëdhjetë pjata argjendi, dymbëdhjetë legena argjendi, dymbëdhjetë kupa ari;
| |
| | Num 7:85 | çdo pjatë argjendi peshonte njëqind e tridhjetë sikla dhe çdo legen argjendi shtatëdhjetë sikla; shuma e argjendit që përmbanin enët arrinte dy mijë e katërqind sikla, simbas siklit të shenjtërores;
| |
| | Num 7:86 | të dymbëdhjetë kupat prej ari të mbushura me parfum peshonin dhjetë sikla secila, simbas siklit të shenjtërores; gjithë ari i kupave peshonte njëqind e njëzet sikla.
| |
| | Num 7:87 | Shuma e kafshëve për olokaustin ishte dymbëdhjetë dema të vegjël, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me blatimet e ushqimit dhe dymbëdhjetë keca si flijim për mëkatin.
| |
| | Num 7:88 | Shuma e kafshëve si flijim falënderimi ishte njëzet e katër dema të vegjël, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep dhe gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit pas vajosjes së tij.
| |
| | Num 7:89 | Dhe kur Moisiu hynte në çadrën e mbledhjes për të folur me Zotin, dëgjonte zërin e tij që i fliste nga pjesa e sipërme e pajtuesit që ndodhet mbi arkën e dëshmisë midis dy kerubinëve; kështu i fliste Zoti.
| |