All NT OTBook
Compare Texts
Proverbs 1 Ecclesiastes 6

Ecclesiastes 7:1-29

Ecclesiastes 8 Song of Solomon 1

Albanian Bible

 
 
 
Ecc 7:1
 
Një emër i mirë pëlqehet më tepër se një vaj i parfumuar, dhe dita e vdekjes është më e mirë se dita e lindjes.  
 
Ecc 7:2
 
Éshtë më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi se sa të shkosh në një shtëpi ku ka festë, sepse ky është fundi i çdo njeriu, dhe kush rron ka për të vënë mend.  
 
Ecc 7:3
 
Trishtimi është më i mirë nga gazi, sepse përpara një fytyre të trishtuar zemra bëhet më e mirë.  
 
Ecc 7:4
 
Zemra e të urtit është në shtëpinë ku mbahet zi, por zemra e budallenjve është në një shtëpi të gëzuar.  
 
Ecc 7:5
 
Éshtë më mirë për dikë të dëgjojë qortimin e të urtit se sa të dëgjojë këngën e budallenjve,  
 
Ecc 7:6
 
sepse ashtu siç është kërcitja e shkurreve nën një tenxhere, kështu është e qeshura e budallait. Edhe kjo është kotësi.  
 
Ecc 7:7
 
Me siguri shtypja e bën të pamend njeriun e urtë, dhe dhurata bën që të humbasë arsyen.  
 
Ecc 7:8
 
Më mirë fundi i një gjëje se fillimi i saj, dhe më mirë ai që ka frymë të durueshëm se ai që ka frymë krenar.  
 
Ecc 7:9
 
Mos u nxito në frymën tënd të zemërohesh, sepse zemërimi gjen strehë në gji të budallenjve.  
 
Ecc 7:10
 
Mos thuaj: "Si është e mundur që ditët e kaluara ishin më të mira nga këto?", sepse nuk është urtësi të bësh një pyetje të tillë.  
 
Ecc 7:11
 
Dituria është e mirë bashkë me një pasuri dhe u sjell përfitime atyre që shohin diellin.  
 
Ecc 7:12
 
Sepse dituria është një mbrojtje ashtu si është paraja; por epërsia e diturisë qëndron në këtë; dituria i bën të jetojnë ata që e zotërojnë.  
 
Ecc 7:13
 
Konsideroje veprën e Perëndisë: kush mund të drejtojë atë që ai ka bërë të shtrëmbër?  
 
Ecc 7:14
 
Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njerën ashtu dhe tjetrën, me qëllim që njeriu të mos zbulojë asgjë nga ato që do të ndodhin pas tij.  
 
Ecc 7:15
 
Pashë gjithçka në ditët e kotësisë sime. Ndodh që i drejti të vdesë në drejtësinë e vet dhe që i pabesi të jetojë gjatë në ligësinë e tij.  
 
Ecc 7:16
 
Mos ji tepër i drejtë as i urtë jashtë mase. Pse kërkon të shkatërohesh?  
 
Ecc 7:17
 
Mos ji tepër i keq dhe mos u trego budalla. Pse kërkon të vdesësh para kohës sate?  
 
Ecc 7:18
 
Éshtë mirë që ti të kapesh pas kësaj gjëje dhe të mos heqësh dorë prej saj, sepse ai që ka frikë Perëndinë do t'u shmanget tërë këtyre gjërave.  
 
Ecc 7:19
 
Dituria e bën të urtin më të fortë se dhjetë të fuqishëm në një qytet.  
 
Ecc 7:20
 
Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë.  
 
Ecc 7:21
 
Përveç kësaj mos u vër veshin tërë fjalëve që thuhen, që të mos mallkohesh nga shërbëtori yt,  
 
Ecc 7:22
 
sepse zemra jote gjithashtu e di që ti vet i ke mallkuar shumë herë të tjerët.  
 
Ecc 7:23
 
Unë i hetova të gjitha këto gjëra me dituri. Thashë: "Do të bëhem i urtë", por dituria është mjaft larg nga unë.  
 
Ecc 7:24
 
Një gjë që është kaq larg dhe kaq e thellë, kush mund ta gjejë?  
 
Ecc 7:25
 
Atëherë e vura zemrën time të njohë, të hetojë dhe të kërkojë diturinë dhe shkakun e gjërave dhe të njohë ligësinë e marrëzisë dhe budallallëkun e marrëzisë;  
 
Ecc 7:26
 
dhe gjeta një gjë më të hidhur se vdekja; gruan zemra e së cilës është kurth dhe grackë dhe duart e së cilës janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë i shpëton asaj; por mëkatari do të kapet nga ajo.  
 
Ecc 7:27
 
Ja ajo që gjeta", thotë Predikuesi, "duke i shqyrtuar një për një gjërat, për të gjetur shkakun e tyre.  
 
Ecc 7:28
 
Atë që unë po kërkoj ende, por nuk e kam gjetur; një burrë ndër një mijë e gjeta, por një grua në mes gjithë atyre nuk e gjeta.  
 
Ecc 7:29
 
Ja, vetëm këtë gjeta: Perëndia e ka bërë njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete.  

Genesis | Exodus | Leviticus | Numbers | Deuteronomy | Joshua | Judges | Ruth | 1 Samuel | 2 Samuel | 1 Kings | 2 Kings | 1 Chronicles | 2 Chronicles | Ezra | Nehemiah | Esther | Job | Psalms | Proverbs | Ecclesiastes | Song of Solomon | Isaiah | Jeremiah | Lamentations | Ezekiel | Daniel | Hosea | Joel | Amos | Obadiah | Jonah | Micah | Nahum | Habakkuk | Zephaniah | Haggai | Zechariah | Malachi | Matthew | Mark | Luke | John | Acts | Romans | 1 Corinthians | 2 Corinthians | Galatians | Ephesians | Philippians | Colossians | 1 Thessalonians | 2 Thessalonians | 1 Timothy | 2 Timothy | Titus | Philemon | Hebrews | James | 1 Peter | 2 Peter | 1 John | 2 John | 3 John | Jude | Revelation
Proverbs 1Ecclesiastes 61 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 Ecclesiastes 8Song of Solomon 1
© 2005 redegg.org Home | Bible | About | Help | Site Map | Violin Flash Cards