All NT OTBook
Compare Texts
Psalms 1 Proverbs 6

Proverbs 7:1-27

Proverbs 8 Ecclesiastes 1

Albanian Bible

 
 
 
Pro 7:1
 
Biri im, ruaji fjalët e mia dhe urdhërimet e mia në veten tënde,  
 
Pro 7:2
 
Ruaji urdhërimet e mia dhe ke për të jetuar; ruaji mësimet e mia si bebja e syve të tu.  
 
Pro 7:3
 
Lidhi ndër gishta, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate.  
 
Pro 7:4
 
Thuaji diturisë: "Ti je motra ime" dhe quaje "shok" gjykimin,  
 
Pro 7:5
 
me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare.  
 
Pro 7:6
 
Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri  
 
Pro 7:7
 
dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s'kishte gjykim,  
 
Pro 7:8
 
që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj,  
 
Pro 7:9
 
në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët.  
 
Pro 7:10
 
I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake;  
 
Pro 7:11
 
ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;  
 
Pro 7:12
 
herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.  
 
Pro 7:13
 
Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha:  
 
Pro 7:14
 
"Duhet të bëja flijimet e falenderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia;  
 
Pro 7:15
 
prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta.  
 
Pro 7:16
 
E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti;  
 
Pro 7:17
 
e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë.  
 
Pro 7:18
 
Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie,  
 
Pro 7:19
 
sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë;  
 
Pro 7:20
 
ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë".  
 
Pro 7:21
 
Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj.  
 
Pro 7:22
 
Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait,  
 
Pro 7:23
 
deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij.  
 
Pro 7:24
 
Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime.  
 
Pro 7:25
 
Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj,  
 
Pro 7:26
 
sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë.  
 
Pro 7:27
 
Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.  

Genesis | Exodus | Leviticus | Numbers | Deuteronomy | Joshua | Judges | Ruth | 1 Samuel | 2 Samuel | 1 Kings | 2 Kings | 1 Chronicles | 2 Chronicles | Ezra | Nehemiah | Esther | Job | Psalms | Proverbs | Ecclesiastes | Song of Solomon | Isaiah | Jeremiah | Lamentations | Ezekiel | Daniel | Hosea | Joel | Amos | Obadiah | Jonah | Micah | Nahum | Habakkuk | Zephaniah | Haggai | Zechariah | Malachi | Matthew | Mark | Luke | John | Acts | Romans | 1 Corinthians | 2 Corinthians | Galatians | Ephesians | Philippians | Colossians | 1 Thessalonians | 2 Thessalonians | 1 Timothy | 2 Timothy | Titus | Philemon | Hebrews | James | 1 Peter | 2 Peter | 1 John | 2 John | 3 John | Jude | Revelation
Psalms 1Proverbs 61 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 Proverbs 8Ecclesiastes 1
© 2005 redegg.org Home | Bible | About | Help | Site Map | Violin Flash Cards