| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Pro 20:1 | Vera është tallëse, pija dehëse është e turbullt dhe kush jepet pas tyre nuk është i urtë.
| |
| | Pro 20:2 | Frika e mbretit është si ulërima e luanit; kush ia nxit zemërimin mëkaton kundër vetë jetës së vet.
| |
| | Pro 20:3 | Éshtë një lavdi për njeriun t'u shmanget grindjeve, por çdo budalla përzihet në to.
| |
| | Pro 20:4 | Përtaci nuk lëron për shkak të të ftohtit; për pasojë do të lypë në kohën e vjeljeve, por nuk do të ketë asgjë.
| |
| | Pro 20:5 | Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë.
| |
| | Pro 20:6 | Shumë njerëz shpallin mirësinë e tyre; por kush mund të gjejë një njeri besnik?
| |
| | Pro 20:7 | I drejti ecën në ndershmërinë e tij; bijtë e tij do të bekohen pas atij.
| |
| | Pro 20:8 | Një mbret që ulet mbi fronin e gjyqit davarit me vështrimin e tij çdo të keqe.
| |
| | Pro 20:9 | Kush mund të thotë: "Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im"?
| |
| | Pro 20:10 | Peshimi i dyfishtë dhe matja e dyfishtë janë që të dyja gjëra të neveritshme për Zotin.
| |
| | Pro 20:11 | Edhe fëmija me veprimet e tij tregon në se ajo që bën është e pastër dhe e ndershme.
| |
| | Pro 20:12 | Veshin që dëgjon dhe syrin që sheh i ka bërë që të dy Zoti.
| |
| | Pro 20:13 | Mos e duaj gjumin që të mos varfërohesh; mbaji sytë hapur dhe do të kesh bukë sa të ngopesh.
| |
| | Pro 20:14 | "Éshtë i keq, është i keq", thotë blerësi; por mbasi ai ka ikur, lavdërohet për blerjen.
| |
| | Pro 20:15 | Ka flori dhe margaritarë të shumtë, por buzët e pasura me dije janë një xhevahir i çmuar.
| |
| | Pro 20:16 | Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj, dhe mbaje si peng për gruan e huaj.
| |
| | Pro 20:17 | Buka e nxjerrë me hile është e ëmbël për njeriun, por pastaj goja e tij do të mbushet me zaje.
| |
| | Pro 20:18 | Planet bëhen të qëndrueshme nga këshilla; prandaj bëje luftën me këshilla të urta.
| |
| | Pro 20:19 | Ai që shkon poshtë e lart duke përfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqëro me atë që flet tepër.
| |
| | Pro 20:20 | Atij që mallkon të atin dhe të ëmën, llamba do t'i shuhet në terrin më të madh.
| |
| | Pro 20:21 | Trashëgimia e fituar me nxitim në fillim, nuk do të bekohet në fund.
| |
| | Pro 20:22 | Mos thuaj: "Do t'i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë.
| |
| | Pro 20:23 | Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë.
| |
| | Pro 20:24 | Hapat e njeriut vijnë nga Zoti; si mund ta njohë, pra, njeriu rrugën e vet?
| |
| | Pro 20:25 | Éshtë një kurth për njeriun të marrë një zotim pa e matur mirë dhe, mbasi ta ketë marrë, të mendohet.
| |
| | Pro 20:26 | Një mbret i urtë i shpartallon njerëzit e këqij dhe kalon mbi ta rrotën.
| |
| | Pro 20:27 | Shpirti i njeriut është llamba e Zotit, që vëzhgon tërë skutat më të fshehta të zemrës.
| |
| | Pro 20:28 | Mirësia dhe besnikëria ruajnë mbretin; ai e bën të qëndrueshëm fronin e tij me anë të mirësisë.
| |
| | Pro 20:29 | Lavdia e të rinjve është forca e tyre, nderi i pleqve janë thinjat e tyre.
| |
| | Pro 20:30 | Të rrahurat që lënë plagë të thella e heqin të keqen, ashtu si goditjet që vijnë në pjesën më të brendshme të zorrëve.
| |