All NT OTBook
Compare Texts
Psalms 1 Psalms 150

Proverbs 1:1-33

Proverbs 2 Ecclesiastes 1

Albanian Bible

 
 
 
Pro 1:1
 
Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit,  
 
Pro 1:2
 
për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mënçura;  
 
Pro 1:3
 
për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri,  
 
Pro 1:4
 
për t'u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.  
 
Pro 1:5
 
I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta,  
 
Pro 1:6
 
për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta.  
 
Pro 1:7
 
Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.  
 
Pro 1:8
 
Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate,  
 
Pro 1:9
 
sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.  
 
Pro 1:10
 
Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,  
 
Pro 1:11
 
në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;  
 
Pro 1:12
 
le t'i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;  
 
Pro 1:13
 
ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t'i mbushim shtëpitë tona me plaçka;  
 
Pro 1:14
 
ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme";  
 
Pro 1:15
 
biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,  
 
Pro 1:16
 
sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.  
 
Pro 1:17
 
Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;  
 
Pro 1:18
 
por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre.  
 
Pro 1:19
 
Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.  
 
Pro 1:20
 
Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;  
 
Pro 1:21
 
ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit;  
 
Pro 1:22
 
"Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t'ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?  
 
Pro 1:23
 
Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t'ju bëj të njohura fjalët e mia.  
 
Pro 1:24
 
Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,  
 
Pro 1:25
 
përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,  
 
Pro 1:26
 
edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,  
 
Pro 1:27
 
kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t'ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.  
 
Pro 1:28
 
Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.  
 
Pro 1:29
 
Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,  
 
Pro 1:30
 
nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.  
 
Pro 1:31
 
Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.  
 
Pro 1:32
 
Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;  
 
Pro 1:33
 
por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe".  

Genesis | Exodus | Leviticus | Numbers | Deuteronomy | Joshua | Judges | Ruth | 1 Samuel | 2 Samuel | 1 Kings | 2 Kings | 1 Chronicles | 2 Chronicles | Ezra | Nehemiah | Esther | Job | Psalms | Proverbs | Ecclesiastes | Song of Solomon | Isaiah | Jeremiah | Lamentations | Ezekiel | Daniel | Hosea | Joel | Amos | Obadiah | Jonah | Micah | Nahum | Habakkuk | Zephaniah | Haggai | Zechariah | Malachi | Matthew | Mark | Luke | John | Acts | Romans | 1 Corinthians | 2 Corinthians | Galatians | Ephesians | Philippians | Colossians | 1 Thessalonians | 2 Thessalonians | 1 Timothy | 2 Timothy | Titus | Philemon | Hebrews | James | 1 Peter | 2 Peter | 1 John | 2 John | 3 John | Jude | Revelation
Psalms 1Psalms 1501 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 Proverbs 2Ecclesiastes 1
© 2005 redegg.org Home | Bible | About | Help | Site Map | Violin Flash Cards