| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Exd 40:1 | Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke thënë:
| |
| | Exd 40:2 | "Ditën e parë të muajit të parë do të ngresh tabernakullin, çadrën e mbledhjes.
| |
| | Exd 40:3 | Do të vendosësh atje arkën e dëshmisë dhe do ta fshehësh arkën me një vel.
| |
| | Exd 40:4 | Do të sjellësh brenda tryezën dhe do të vendosësh mbi të gjërat që duhen; do të sjellësh gjithashtu shandanin dhe do të ndezësh llambat e tij.
| |
| | Exd 40:5 | Do të vendosësh altarin e artë për temjanin përpara arkës së dëshmisë, dhe do të vësh perden në hyrje të tabernakullit.
| |
| | Exd 40:6 | Do ta vësh altarin e olokausteve para hyrjes së tabernakullit, të çadrës së mbledhjes.
| |
| | Exd 40:7 | Do ta vendosësh legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe do të vësh ujë në të.
| |
| | Exd 40:8 | Do t'i vendosësh perdet e oborrit rreth e qark dhe do të vësh një perde në hyrje të oborrit.
| |
| | Exd 40:9 | Pastaj do të marrësh vajin e vajosjes dhe do të vajosh tabernakullin dhe tërë gjërat që ndodhen aty, dhe do ta shenjtërosh me të gjitha veglat e tij; dhe do të jetë i shenjtë.
| |
| | Exd 40:10 | Do të vajosh altarin e olokausteve dhe tërë orenditë e tij; do të shenjtërosh kështu altarin dhe altari do të jetë shumë i shenjtë.
| |
| | Exd 40:11 | Do të vajosh edhe legenin me të gjithë bazën e tij dhe do ta shenjtërosh.
| |
| | Exd 40:12 | Pastaj do të afrosh Aaronin dhe bijtë e tij në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe do t'i lash me ujë.
| |
| | Exd 40:13 | Do ta veshësh Aaronin me rrobat e shenjta, do ta vajosh dhe do ta shenjtërosh, që të më shërbejë si prift.
| |
| | Exd 40:14 | Do të afrosh edhe bijtë e tij dhe do t'i veshësh me tunika,
| |
| | Exd 40:15 | do t'i vajosh ashtu si do të kesh vajuar atin e tyre, që të më shërbejnë si priftërinj; vajisja e tyre do t'u japë priftëri përjetë, brez pas brezi".
| |
| | Exd 40:16 | Moisiu ashtu veproi; bëri pikërisht të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar.
| |
| | Exd 40:17 | Kështu ditën e parë të muajit të parë të vitit të dytë, u ndërtua tabernakulli.
| |
| | Exd 40:18 | Moisiu e ngriti tabernakullin, hodhi bazat e tij, sistemoi dërrasat e tij, i vuri traversat e tij dhe ngriti shtyllat e tij.
| |
| | Exd 40:19 | Mbi tabernakullin shtriu perden dhe mbi këtë vendosi mbulesën e çadrës, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
| |
| | Exd 40:20 | Pastaj mori dëshminë dhe e vendosi brenda arkës, u vuri shtizat unazave të arkës, dhe e vuri pajtuesin mbi arkë;
| |
| | Exd 40:21 | e çoi arkën në tabernakull, e vari velin e perdes dhe kështu fshehu arkën e dëshmisë, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
| |
| | Exd 40:22 | Vendosi gjithashtu tryezën në çadrën e mbledhjes, në krahun verior të tabernakullit, jashtë velit.
| |
| | Exd 40:23 | Vendosi sipër me rregull bukën përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
| |
| | Exd 40:24 | Pastaj vuri shandanin në çadrën e mbledhjes, përballë tryezës, nga ana jugore e tabernakullit;
| |
| | Exd 40:25 | dhe ndezi llambat përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
| |
| | Exd 40:26 | Pastaj vuri altarin e artë në çadrën e mbledhjes, përpara velit,
| |
| | Exd 40:27 | dhe mbi të dogji temjanin e parfumuar, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
| |
| | Exd 40:28 | Vuri gjithashtu perden në hyrje të tabernakullit.
| |
| | Exd 40:29 | Pastaj vendosi altarin e olokausteve në hyrje të tabernakullit, të çadrës së mbledhjes, dhe mbi të ofroi olokaustin dhe blatimin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
| |
| | Exd 40:30 | Pastaj vuri legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe e mbushi me ujë për t'u larë.
| |
| | Exd 40:31 | Dhe me këtë ujë, Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij lanë duart dhe këmbët;
| |
| | Exd 40:32 | kur hynin në çadrën e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
| |
| | Exd 40:33 | Ndërtoi gjithashtu oborrin rreth tabernakullit dhe altarit dhe vuri perden në hyrje të oborrit. Kështu Moisiu e përfundoi punën e tij.
| |
| | Exd 40:34 | Atëherë reja e mbuloi çadrën e mbledhjes dhe lavdia e Zotit e mbushi tabernakullin.
| |
| | Exd 40:35 | Dhe Moisiu nuk mundi të hyjë në çadrën e mbledhjes, sepse reja e kishte mbuluar nga sipër dhe lavdia e Zotit mbushte tabernakullin.
| |
| | Exd 40:36 | Në të tëra zhvendosjet e tyre, kur reja ngrihej mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit niseshin;
| |
| | Exd 40:37 | por në rast se reja nuk ngrihej, nuk niseshin deri ditën që ajo të ngrihej.
| |
| | Exd 40:38 | Sepse reja e Zotit qëndronte mbi tabernakullin gjatë ditës, dhe natën mbi të qëndronte një zjarr, para syve të të gjithë shtëpisë së Izraelit, gjatë gjithë zhvendosjeve së tyre.?
| |