| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Exd 1:1 | Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt me Jakobin. Secili prej tyre erdhi me familjen e tij:
| |
| | Exd 1:2 | Rubeni, Simeoni, Levi dhe Juda,
| |
| | Exd 1:3 | Isakari, Zabuloni dhe Beniamini,
| |
| | Exd 1:4 | Dani dhe Naftali, Gadi dhe Asheri.
| |
| | Exd 1:5 | Tërë njerëzit që kishin dalë nga gjaku i Jakobit arrinin shtatëdhjetë veta (Jozefi ndodhej tashmë në Egjipt).
| |
| | Exd 1:6 | Pastaj Jozefi vdiq, dhe po ashtu vdiqën tërë vëllezërit e tij dhe gjithë ai brez.
| |
| | Exd 1:7 | Dhe bijtë e Izraelit qenë frytdhënës, u shumëzuan fort dhe u bënë të shumtë, u bënë jashtëzakonisht të fortë; dhe vendi u mbush me ta.
| |
| | Exd 1:8 | Por tani doli në Egjipt një mbret i ri, që nuk e kishte njohur Jozefin.
| |
| | Exd 1:9 | Ai i tha popullit të tij: "Ja, populli i bijve të Izraelit është më i shumtë dhe më i fortë se ne.
| |
| | Exd 1:10 | Të përdorim, pra, dinakëri ndaj tyre, me qëllim që të mos shumëzohen dhe, në rast lufte të mos bashkohen me armiqtë tanë dhe të luftojnë kundër nesh, dhe pastaj të largohen nga vendi".
| |
| | Exd 1:11 | Vunë, pra, kryeintendentë të punimeve mbi ta, me qëllim që t'i shtypnin me angaritë e tyre. Kështu ata i ndërtuan Faraonit qytetet-depozitë Pitom dhe Raamses.
| |
| | Exd 1:12 | Por sa më tepër i shtypnin, aq më shumë shtoheshin dhe përhapeshin; prandaj Egjiptasit arritën të kenë shumë frikë nga bijtë e Izraelit,
| |
| | Exd 1:13 | dhe Egjiptasit i detyruan bijtë e Izraelit t'u shërbenin me ashpërsi,
| |
| | Exd 1:14 | dhe ua nxinë jetën me një skllavëri të vrazhdë, duke i futur në punimin e argjilës dhe të tullave si dhe në çdo lloj pune në ara. I detyronin t'i bënin tërë këto punë me ashpërsi.
| |
| | Exd 1:15 | Mbreti i Egjiptit u foli edhe mamive hebre, nga të cilat njëra quhej Shifrah dhe tjetra Puah, dhe u tha:
| |
| | Exd 1:16 | "Kur do të ndihmoni gratë hebre lindëse, dhe do t'i shihni të ulura në ndenjësen e lindjes, në rast se fëmija është mashkull, vriteni; po të jetë femër, lëreni të jetojë".
| |
| | Exd 1:17 | Por mamitë patën frikë nga Perëndia dhe nuk bënë ashtu siç i kishte urdhëruar mbreti i Egjiptit, por i lanë gjallë fëmijët meshkuj.
| |
| | Exd 1:18 | Atëherë mbreti i Egjiptit thirri mamitë dhe u tha: "Pse e bëtë këtë dhe i latë gjallë fëmijët meshkuj?".
| |
| | Exd 1:19 | Mamitë iu përgjigjën Faraonit: "Sepse gratë hebre nuk janë si gratë egjiptase, por janë të fuqishme dhe lindin para se t'u vijë mamia pranë".
| |
| | Exd 1:20 | Dhe Perëndia u bëri të mirë këtyre mamive; dhe populli u shtua dhe u bë jashtëzakonisht i fortë.
| |
| | Exd 1:21 | Kështu, duke qenë se ato mami kishin frikë nga Perëndia, ky u dha familje më vete.
| |
| | Exd 1:22 | Atëherë Faraoni i dha këtë urdhër tërë popullit të tij duke thënë: "Çdo mashkull që lind, hidheni në lumë; por lini gjallë tërë femrat".
| |