| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Psa 8:1 | Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiejtë!
| |
| | Psa 8:2 | Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t'i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit.
| |
| | Psa 8:3 | Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur,
| |
| | Psa 8:4 | çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?
| |
| | Psa 8:5 | Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder.
| |
| | Psa 8:6 | E bëre të mbretërojë mbi veprat e duarve të tua dhe vure çdo gjë nën këmbët e tij!
| |
| | Psa 8:7 | Dhentë dhe bagëtitë e tjera, madje bishat e egra,
| |
| | Psa 8:8 | zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit.
| |
| | Psa 8:9 | O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt në të gjithë dheun!
| |