| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Psa 26:1 | Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur.
| |
| | Psa 26:2 | Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time.
| |
| | Psa 26:3 | Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde.
| |
| | Psa 26:4 | Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë.
| |
| | Psa 26:5 | Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët.
| |
| | Psa 26:6 | Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot,
| |
| | Psa 26:7 | për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua.
| |
| | Psa 26:8 | O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote.
| |
| | Psa 26:9 | Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë,
| |
| | Psa 26:10 | sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata.
| |
| | Psa 26:11 | Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua.
| |
| | Psa 26:12 | Këmba ime është e qëndrueshme në vënd të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin.
| |