| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Psa 2:1 | Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?
| |
| | Psa 2:2 | Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,
| |
| | Psa 2:3 | duke thënë: "Le t'i këputim prangat e tyre dhe t'i heqim qafe litarët e tyre".
| |
| | Psa 2:4 | Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.
| |
| | Psa 2:5 | Atëherë do t'u flasë në zemërimin e tij dhe do t'i trembë në indinjatën e tij të madhe,
| |
| | Psa 2:6 | dhe do të thotë: "E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.
| |
| | Psa 2:7 | Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde.
| |
| | Psa 2:8 | Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.
| |
| | Psa 2:9 | Ti do t'i copëtosh me një shufër hekuri, do t'i bësh copë-copë si një enë prej argjile"".
| |
| | Psa 2:10 | Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut.
| |
| | Psa 2:11 | Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.
| |
| | Psa 2:12 | Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai.
| |