| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Psa 11:1 | Unë gjej strehë te Zoti; si mund t'i thoni shpirtit tim: "Ik në malin tënd, si një zog i vogël"?
| |
| | Psa 11:2 | Sepse ja, të pabesët nderin harkun e tyre, rregullojnë shigjetat mbi kordhëz, për t'i gjuajtur në errësirë kundër atyre që kanë të drejtë nga zemra.
| |
| | Psa 11:3 | Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti?
| |
| | Psa 11:4 | Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; Zoti ka fronin e tij në qiejtë; sytë e tij shohin, qepallat e tij vëzhgojnë bijtë e njerëzve,
| |
| | Psa 11:5 | Zoti vë në provë të drejtin, por shpirti i tij urren të pabesin dhe atë që do dhunën.
| |
| | Psa 11:6 | Ai do të bëjë që të bien mbi të pabesët leqe, zjarr, squfur dhe erëra zhuritëse; kjo do të jetë pjesa nga kupa e tyre.
| |
| | Psa 11:7 | Sepse Zoti është i drejtë; ai e do drejtësinë; njerëzit e drejtë do të sodisin fytyrën e tij.
| |