| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Job 9:1 | Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
| |
| | Job 9:2 | "Po, unë e di që është kështu, por si mund të jetë i drejtë njeriu përpara Perëndisë?
| |
| | Job 9:3 | Në rast se dikush dëshiron të diskutojë me të, nuk mund t'i përgjigjet veçse një herë mbi një mijë.
| |
| | Job 9:4 | Perëndia është i urtë nga zemra dhe i fuqishëm nga forca, kush, pra, u fortësua kundër tij dhe i shkoi mbarë?
| |
| | Job 9:5 | Ai vendos malet dhe ato nuk e dijnë që ai i përmbys në zemërimin e tij.
| |
| | Job 9:6 | Ai e tund dheun nga vendi i tij, dhe kollonat e tij dridhen.
| |
| | Job 9:7 | Urdhëron diellin, dhe ai nuk lind, dhe vulos yjet.
| |
| | Job 9:8 | I vetëm shpalos qiejt dhe ecën mbi valët e larta të detit.
| |
| | Job 9:9 | Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut.
| |
| | Job 9:10 | Ai bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të hetohen, po, mrekulli të panumërta.
| |
| | Job 9:11 | Ja, më kalon afër dhe nuk e shoh, kalon tutje dhe nuk e kuptoj.
| |
| | Job 9:12 | Ja, ai kap gjahun dhe kush mund t'ia rimarrë? Kush mund t'i thotë: "Çfarë po bën?".
| |
| | Job 9:13 | Perëndia nuk e tërheq zemërimin e tij; poshtë tij përkulen ndihmësit e Rahabit.
| |
| | Job 9:14 | Si mund t'i përgjigjem, pra, dhe të zgjedh fjalët e mia për të diskutuar me të?
| |
| | Job 9:15 | Edhe sikur të kisha të drejtë, nuk do të kisha mundësi t'i përgjigjem, por do t'i kërkoja mëshirë gjyqtarit tim.
| |
| | Job 9:16 | Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim,
| |
| | Job 9:17 | ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak.
| |
| | Job 9:18 | Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime.
| |
| | Job 9:19 | Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t'u paraqitur?
| |
| | Job 9:20 | Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur.
| |
| | Job 9:21 | Jam i ndershëm, por nuk e çmoj fare veten time dhe e përçmoj jetën time.
| |
| | Job 9:22 | Éshtë e njëjta gjë, prandaj them: "Ai shkatërron njeriun e ndershëm dhe të keqin".
| |
| | Job 9:23 | Në qoftë se një fatkeqësi mbjell papritur vdekjen, ai qesh me vuajtjen e të pafajmëve.
| |
| | Job 9:24 | Toka u është dhënë në dorë të këqijve; ai u vesh sytë gjyqtarëve të saj; po të mos jetë ai, kush mund të ishte, pra?
| |
| | Job 9:25 | Tani ditët e mia kalojnë më shpejt se një vrapues, ikin pa parë asnjë të mirë.
| |
| | Job 9:26 | Ikin shpejt si anijet prej xunkthi, si shqiponja që sulet mbi gjahun e vet.
| |
| | Job 9:27 | Në qoftë se them: "Dua ta harroj vajtimin, ta lë pamjen time të trishtuar dhe të tregohem i gëzuar",
| |
| | Job 9:28 | më hyn frika për të gjitha dhembjet e mia; e di mirë që ti nuk do të më konsiderosh të pafajshëm.
| |
| | Job 9:29 | Në qoftë se jam i dënuar tanimë, pse të lodhem më kot?
| |
| | Job 9:30 | Edhe sikur të lahesha me borë dhe të pastroja duart e mia me sodë,
| |
| | Job 9:31 | ti do të më hidhje në baltën e një grope, edhe vetë rrobat e mia do të më kishin lemeri.
| |
| | Job 9:32 | Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë.
| |
| | Job 9:33 | Nuk ka asnjë arbitër midis nesh, që të vërë dorën mbi ne të dy.
| |
| | Job 9:34 | Le të largojë nga unë shkopin e tij, tmerri i tij të mos më trembë.
| |
| | Job 9:35 | Atëherë do të mund të flas pa pasur frikë prej tij, sepse nuk jam kështu me veten time.
| |