| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Job 23:1 | Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
| |
| | Job 23:2 | "Edhe sot vajtimi im është i dhimbshëm; dora ime është e dobët për shkak të rënkimit tim.
| |
| | Job 23:3 | Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij!
| |
| | Job 23:4 | Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente.
| |
| | Job 23:5 | Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë.
| |
| | Job 23:6 | A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje.
| |
| | Job 23:7 | Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë.
| |
| | Job 23:8 | Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh;
| |
| | Job 23:9 | vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj.
| |
| | Job 23:10 | Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.
| |
| | Job 23:11 | Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar;
| |
| | Job 23:12 | nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit.
| |
| | Job 23:13 | Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën,
| |
| | Job 23:14 | kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje, dhe plane të tilla ka mjaft të tjera.
| |
| | Job 23:15 | Prandaj në prani të tij e ndjej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij.
| |
| | Job 23:16 | Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron.
| |
| | Job 23:17 | Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".
| |