| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Job 20:1 | Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:
| |
| | Job 20:2 | "Për këtë mendimet e mia më shtyjnë të përgjigjem, për shkak të shqetësimit që ndjej brenda vetes sime.
| |
| | Job 20:3 | Kam dëgjuar një qortim që më turpëron, por fryma ime më shtyn të përgjigjem ashtu si e gjykoj.
| |
| | Job 20:4 | A nuk e di ti që gjithnjë, qysh prej kohës që njeriu u vu mbi tokë,
| |
| | Job 20:5 | triumfi i të këqijve zgjat pak dhe gëzimi i të pabesëve zgjat vetëm një çast?
| |
| | Job 20:6 | Edhe sikur madhështia e tij të arrinte deri në qiell dhe koka e tij të prekte retë,
| |
| | Job 20:7 | ai do të vdesë për gjithmonë si jashtëqitjet e tij; ata që e kanë parë do të thonë: "Ku është?".
| |
| | Job 20:8 | Do të fluturojë si një ëndërr dhe nuk do të gjendet më; do të zhduket si një vegim nate.
| |
| | Job 20:9 | Syri që e shihte, nuk do ta dallojë më; edhe banesa e tij nuk do ta shohë më.
| |
| | Job 20:10 | Bijtë e tij do të kërkojnë të fitojnë favorin e të varfërve dhe duart e tij do të rivendosin pasurinë e tij.
| |
| | Job 20:11 | Forca rinore që i mbushte kockat do të dergjet në pluhur bashkë me të.
| |
| | Job 20:12 | Edhe sikur e keqja të jetë e ëmbël në gojën e tij, ai e fsheh atë nën gjuhë,
| |
| | Job 20:13 | nuk lejon që të dalë që andej por vazhdon ta mbajë në gojë.
| |
| | Job 20:14 | Por ushqimi i tij, që është në zorrët e veta transformohet dhe bëhet një helm gjarpëri brenda tij.
| |
| | Job 20:15 | Ai do të vjellë pasuritë që ka gëlltitur; vetë Perëndia do t'ia nxjerrë nga barku.
| |
| | Job 20:16 | Ai ka thithur helm gjarpëri, gjuha e një nepërke do ta vrasë.
| |
| | Job 20:17 | Nuk ka për të parë më lumenj as përrenj që rrjedhin me mjaltë dhe gjalpë.
| |
| | Job 20:18 | Do të kthejë atë për të cilën është lodhur pa e vënë aspak në gojë; nuk do të ketë asnjë gëzim nga përfitimet e tregtisë së tij.
| |
| | Job 20:19 | Sepse ka shtypur dhe braktisur të varfrin, ka shtënë në dorë me forcë një shtëpi që nuk e kishte ndërtuar.
| |
| | Job 20:20 | Duke qenë se lakmia e tij nuk ka njohur kurrë qetësi, ai nuk do të shpëtojë asgjë nga gjërat që dëshironte aq shumë.
| |
| | Job 20:21 | Asgjë nuk do t'i shpëtojë pangopësisë së tij, prandaj mirëqënia e tij nuk do të zgjasë.
| |
| | Job 20:22 | Kur të jetë në kulmin e bollëkut do të gjendet ngushtë; dora e të gjithë atyre që vuajnë do të ngrihet kundër tij.
| |
| | Job 20:23 | Kur të jetë bërë gati për të mbushur barkun, Perëndia do të dërgojë mbi të zjarrin e zemërimit të tij, që do të bjerë mbi të kur të jetë duke ngrënë.
| |
| | Job 20:24 | Ai mund të shpëtojë nga një armë prej hekuri, por atë do ta shpojë një hark prej bronzi.
| |
| | Job 20:25 | Nxirret shigjeta që del nga trupi i tij, maja e shndritshme del nga vreri i tij, atë e pushton tmerri.
| |
| | Job 20:26 | Errësirë e plotë është caktuar për thesaret e tij; do ta konsumojë një zjarr jo i nxitur; ata që kanë mbetur në çadrën e tij do të jenë në ankth.
| |
| | Job 20:27 | Qielli do të zbulojë paudhësinë e tij dhe toka do të ngrihet kundër tij.
| |
| | Job 20:28 | Të ardhurat e shtëpisë së tij do t'i merren, do t'i marrin në ditën e zemërimit të tij.
| |
| | Job 20:29 | Ky është fati që Perëndia i cakton njeriut të keq, trashëgimi që i është dhënë nga Perëndia.
| |