 |
 |
|
|
|
 |
| |
| | Albanian Bible |  | |  | | | | | Neh 10:1 | Ata që vunë vulën e tyre mbi dokumentin ishin: Nehemia, qeveritari, bir i Hakaliahut, dhe Sedekia,
| | | | Neh 10:2 | Serajahu, Azaria, Jeremia,
| | | | Neh 10:3 | Pashuhuri, Amariahu, Malkija,
| | | | Neh 10:4 | Hatushi, Shebaniahu, Maluku,
| | | | Neh 10:5 | Harimi, Meremothi, Obadiahu,
| | | | Neh 10:6 | Danieli, Ginethoni, Baruku,
| | | | Neh 10:7 | Meshulami, Abijahu, Mijamini,
| | | | Neh 10:8 | Maaziahu, Bilgai, Shemajahu. Këta ishin priftërinj.
| | | | Neh 10:9 | Levitët: Jeshua, bir i Azaniahut, Binui nga bijtë e Henadadit dhe Kadmieli,
| | | | Neh 10:10 | dhe vëllezërit e tyre Shebaniahu, Hodijahu, Kelita, Pelajahu, Hanani,
| | | | Neh 10:11 | Mika, Rehobi, Hashabiahu,
| | | | Neh 10:12 | Zakuri, Sherebiahu, Shebaniahu,
| | | | Neh 10:13 | Hodijahu, Bani dhe Beninu.
| | | | Neh 10:14 | Krerët e popullit: Paroshi, Pahath-Moabi, Elami, Zatu, Bani,
| | | | Neh 10:15 | Buni, Azgabi, Bebai,
| | | | Neh 10:16 | Adonijahu, Bigvai, Adini,
| | | | Neh 10:17 | Ateri, Ezekia, Azuri,
| | | | Neh 10:18 | Hodijahu, Hashumi, Betsai,
| | | | Neh 10:19 | Harifi, Anatothi, Nebai,
| | | | Neh 10:20 | Magpiashi, Meshulami, Heziri,
| | | | Neh 10:21 | Meshezabeeli, Tsadoku, Jadua,
| | | | Neh 10:22 | Pelatiahu, Hanani, Anajahu,
| | | | Neh 10:23 | Hoshea, Hananiahu, Hasshubi
| | | | Neh 10:24 | Halloheshi, Pilha, Shobeku,
| | | | Neh 10:25 | Rehumi, Hashabnahu, Maasejahu,
| | | | Neh 10:26 | Ahijahu, Hanani, Anani
| | | | Neh 10:27 | Maluku, Harimi dhe Baanahu.
| | | | Neh 10:28 | Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, Nethinejtë dhe tërë ata që ishin ndarë nga popujt e vendeve të huaja për të ndjekur ligjin e Perëndisë, bashkëshortet e tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre, domethënë tërë ata që kishin njohuri dhe zgjuarësi,
| | | | Neh 10:29 | u bashkuan me vëllezërit e tyre, me më të shquarit, dhe u zotuan me mallkim dhe betim se do të ecnin në rrugën e caktuar nga ligji i Perëndisë, që ishte dhënë me anë të Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe të respektonin e të zbatonin në praktikë të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, dekretet e tij dhe statutet e tij,
| | | | Neh 10:30 | të mos u japim bijat tona popujve të vendit dhe të mos marrim bijat e tyre për bijtë tanë,
| | | | Neh 10:31 | të mos blejmë asgjë ditën e shtunë ose në një ditë tjetër të shenjtë nga popujt që çojnë për të shitur ditën e shtunë çfarëdo lloj mallrash dhe drithërash, ta lëmë tokën të pushojë çdo vit të shtatë dhe të mos vjelim asnjë borxh.
| | | | Neh 10:32 | U zotuam prerazi të paguajmë çdo vit një të tretën e një sikli për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tonë,
| | | | Neh 10:33 | për bukët e paraqitjes, për blatimin e përjetshëm të ushqimit, për olokaustin e përjetshëm të të shtunave, të ditëve të hënës së re, të festave të caktuara, për gjërat e shenjtëruara, për ofertat e bëra për mëkatin, për shlyerjen e fajit të Izraelit, dhe për çdo punë të kryer në shtëpinë e Perëndisë tonë.
| | | | Neh 10:34 | Përveç kësaj hodhëm short midis priftërinjve, Levitëve dhe popullit për ofertën e druve që duhet të çohen në shtëpinë e Perëndisë tonë, çdo vit në afate të caktuara, sipas shtëpive tona atërore, me qëllim që të digjen në altarin e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç është shkruar në ligj.
| | | | Neh 10:35 | U zotuam gjithashtu të çojmë çdo vit në shtëpinë e Zotit prodhimet e para të tokës sonë dhe frytat e para të çdo peme,
| | | | Neh 10:36 | dhe të parëlindurit e bijve tanë dhe të bagëtisë sonë, ashtu siç është shkruar në ligj, dhe me të pjelljen e parë të bagëtive tona të trasha dhe të imta për t'ua paraqitur në shtëpinë e Perëndisë tonë priftërinjve që kryejnë shërbim në shtëpinë e Perëndisë tonë.
| | | | Neh 10:37 | Përveç kësaj u zotuam t'u çojmë priftërinjve në dhomat e shtëpisë së Perëndisë tonë prodhimet e para të brumit tonë, ofertat tona, frutat e çdo peme, mushtin dhe vajin, dhe Levitëve të dhjetën e tokës sonë; vetë Levitët do të marrin të dhjetën pjesë në të gjitha qytetet ku ne punojmë.
| | | | Neh 10:38 | Një prift, pasardhës i Aaronit, do të jetë me Levitët kur ata do të marrin të dhjetat; dhe Levitët do ta çojnë të dhjetën e së dhjetës në shtëpinë e Perëndisë tonë, në dhomat e thesarit,
| | | | Neh 10:39 | sepse në këto dhoma bijtë e Izraelit dhe bijtë e Levit do të sjellin ofertat e grurit, të mushtit dhe të vajit; këtu janë veglat e shenjtërores, priftërinjtë që kryejnë shërbimin, derëtarët dhe këngëtarët. Ne nuk do ta braktisim shtëpinë e Perëndisë tonë.
| | |  |
|
|
|  |