| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | 1Ch 24:1 | Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.
| |
| | 1Ch 24:2 | Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.
| |
| | 1Ch 24:3 | Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre.
| |
| | 1Ch 24:4 | Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore.
| |
| | 1Ch 24:5 | Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.
| |
| | 1Ch 24:6 | Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.
| |
| | 1Ch 24:7 | I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu,
| |
| | 1Ch 24:8 | i treti Harimi, i katërti Seorimi,
| |
| | 1Ch 24:9 | i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi,
| |
| | 1Ch 24:10 | i shtati Hakotsi, i teti Abijahu,
| |
| | 1Ch 24:11 | i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu,
| |
| | 1Ch 24:12 | i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi,
| |
| | 1Ch 24:13 | i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi,
| |
| | 1Ch 24:14 | i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri,
| |
| | 1Ch 24:15 | i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi,
| |
| | 1Ch 24:16 | i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli,
| |
| | 1Ch 24:17 | i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli,
| |
| | 1Ch 24:18 | i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu.
| |
| | 1Ch 24:19 | Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit.
| |
| | 1Ch 24:20 | Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia.
| |
| | 1Ch 24:21 | Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun.
| |
| | 1Ch 24:22 | Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin.
| |
| | 1Ch 24:23 | Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin.
| |
| | 1Ch 24:24 | Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin;
| |
| | 1Ch 24:25 | i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian.
| |
| | 1Ch 24:26 | Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno.
| |
| | 1Ch 24:27 | Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri.
| |
| | 1Ch 24:28 | Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë.
| |
| | 1Ch 24:29 | Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin.
| |
| | 1Ch 24:30 | Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e Levitëve sipas shtëpive të tyre atërore.
| |
| | 1Ch 24:31 | Edhe këta, ashtu si bijtë e Aaronit, vëllezër të tyre, hodhën në short në prani të mbretit David, të Tsadokut, të Ahimelekut dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. Të parët e shtëpive atërore u trajtuan në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të rinj.
| |