All NT OTBook
Compare Texts
2 Kings 1 1 Chronicles 22

1 Chronicles 23:1-32

1 Chronicles 24 2 Chronicles 1

Albanian Bible

 
 
 
1Ch 23:1
 
Davidi, tanimë i plakur dhe i velur me ditë, vendosi si mbret mbi Izraelin birin e tij Salomon.  
 
1Ch 23:2
 
Ai mblodhi tërë krerët e Izraelit së bashku me priftërinjtë dhe me Levitët.  
 
1Ch 23:3
 
U llogaritën Levitët tridhjetë vjeç e lart; dhe numri i individëve ishte tridhjetë e tetë mijë.  
 
1Ch 23:4
 
Nga këta, njëzet e katër mijë u caktuan për të drejtuar punimet në shtëpinë e Zotit, gjashtë mijë ishin magjistratë dhe gjyqtarë,  
 
1Ch 23:5
 
katër mijë ishin derëtarë dhe katër mijë duhet të lëvdonin Zotin me veglat që Davidi kishte bërë për ta kremtuar.  
 
1Ch 23:6
 
Davidi i ndau në klasa, sipas bijve të Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.  
 
1Ch 23:7
 
Nga Gershonitët: Ladani dhe Shimei.  
 
1Ch 23:8
 
Bijtë e Ladanit: Jejeli, i pari, Zethami dhe Joeli; tre gjithsej.  
 
1Ch 23:9
 
Bijtë e Shimeit: Shelomithi, Hazieli dhe Harani; gjithsej tre. Këta ishin të parët e shtëpive atërore të Ladanit.  
 
1Ch 23:10
 
Bijtë e Shimeit: Jahathi, Zina, Jeushi dhe Beriahu. Këta ishin katër bijtë e Shimeit.  
 
1Ch 23:11
 
Jahathi ishte i pari, pas tij vinte Zina; Jeushi dhe Beriahu nuk patën shumë fëmijë, prandaj në regjistrimin përbënin një shtëpi të vetme atërore.  
 
1Ch 23:12
 
Bijtë e Kehathit: Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli; gjithsej katër.  
 
1Ch 23:13
 
Bijtë e Amramit: Aaroni dhe Moisiu. Aaroni u nda veç për të shenjtëruar gjërat e shenjta, ai dhe bijtë e tij përjetë, për të djegur temjan përpara Zotit, për t'i shërbyer dhe për të bekuar emrin e tij përjetë.  
 
1Ch 23:14
 
Sa për Moisiun, njeriun e Perëndisë, bijtë e tij u llogaritën në fisin e Levit.  
 
1Ch 23:15
 
Bijtë e Moisiut ishin Gershomi dhe Eliezeri.  
 
1Ch 23:16
 
Nga bijtë e Gershomit, Shebueli ishte i pari.  
 
1Ch 23:17
 
Nga bijtë e Eliezerit, Rehabiahu ishte i pari. Eliezeri nuk pati fëmijë të tjerë, por bijtë e Rehabiahut ishin të shumët.  
 
1Ch 23:18
 
Nga bijtë e Itsharit, Shelomithi ishte i pari.  
 
1Ch 23:19
 
Nga bijtë e Hebroit, Jerijahu ishte i pari, Amariahu i dyti, Jahazieli i treti dhe Jekaneami i katërti.  
 
1Ch 23:20
 
Nga bijtë e Uzielit, Mikahu ishte i pari dhe Ishshiahu i dyti.  
 
1Ch 23:21
 
Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Bijtë e Mahlit ishin Eleazari dhe Kishi.  
 
1Ch 23:22
 
Eleazari vdiq dhe nuk la djem, por vetëm vajzat që u martuan me bijtë e Kishit, vëllezër të tyre.  
 
1Ch 23:23
 
Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jeremothi; gjithsej tre.  
 
1Ch 23:24
 
Këta ishin bijtë e Levit sipas shtëpisë të tyre atërore, të parët e shtëpive atërore sipas regjistrimit të popullsisë, që u bë duke i numëruar emrat një për një. Këta ishin të ngarkuar me shërbimin e shtëpisë të Zotit njëzet vjeç e lart.  
 
1Ch 23:25
 
Sepse Davidi kishte thënë: "Zoti, Perëndia i Izraelit, i ka dhënë paqe popullit të tij, në mënyrë që ai të mund të banonte në Jeruzalem përjetë.  
 
1Ch 23:26
 
Kështu Levitët nuk do ta mbartin më tabernakullin dhe tërë objektet e shërbimit të tij".  
 
1Ch 23:27
 
sipas porosive të fundit të Davidit u bë regjistrimi i bijve të Levit, njëzet vjeç e lart.  
 
1Ch 23:28
 
Sepse detyra e tyre ishte që të ndihmonin bijtë e Aaronit në shërbimin e shtëpisë së Zotit në oborret, në dhomat, në pastrimin e të gjitha gjërave të shenjta, në punën e shërbimit të shtëpisë së Perëndisë,  
 
1Ch 23:29
 
me bukët e paraqitjes, me majën e miellit për ofertën e ushqimit, me kuleçët e ndorme; me gjërat që gatuhen në tigan, me atë që është përzier me vaj dhe me të gjitha masat dhe dimensionet.  
 
1Ch 23:30
 
Përveç kësaj ata duhet të paraqiteshin çdo mëngjes për të kremtuar dhe për të lëvduar Zotin, dhe kështu edhe çdo mbrëmje,  
 
1Ch 23:31
 
si dhe për të ofruar vazhdimisht para Zotit tërë olokaustet, sipas numrit të caktuar nga ligji ditët e shtuna, kur fillon hëna e re dhe në festat solemne.  
 
1Ch 23:32
 
Ata duhet të kryenin gjithashtu detyrat e çadrës së mbledhjeve dhe të shenjtërores, si dhe të ndihmonin bijtë e Aaronit, vëllezërit e tyre, në shërbimin e shtëpisë të Zotit.  

Genesis | Exodus | Leviticus | Numbers | Deuteronomy | Joshua | Judges | Ruth | 1 Samuel | 2 Samuel | 1 Kings | 2 Kings | 1 Chronicles | 2 Chronicles | Ezra | Nehemiah | Esther | Job | Psalms | Proverbs | Ecclesiastes | Song of Solomon | Isaiah | Jeremiah | Lamentations | Ezekiel | Daniel | Hosea | Joel | Amos | Obadiah | Jonah | Micah | Nahum | Habakkuk | Zephaniah | Haggai | Zechariah | Malachi | Matthew | Mark | Luke | John | Acts | Romans | 1 Corinthians | 2 Corinthians | Galatians | Ephesians | Philippians | Colossians | 1 Thessalonians | 2 Thessalonians | 1 Timothy | 2 Timothy | Titus | Philemon | Hebrews | James | 1 Peter | 2 Peter | 1 John | 2 John | 3 John | Jude | Revelation
2 Kings 11 Chronicles 221 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 1 Chronicles 242 Chronicles 1
© 2005 redegg.org Home | Bible | About | Help | Site Map | Violin Flash Cards