| |
Albanian Bible |  | |
 |
| |
| | Gen 5:1 | Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.
| |
| | Gen 5:2 | Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan.
| |
| | Gen 5:3 | Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.
| |
| | Gen 5:4 | Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.
| |
| | Gen 5:5 | Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.
| |
| | Gen 5:6 | Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi.
| |
| | Gen 5:7 | Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
| |
| | Gen 5:8 | Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.
| |
| | Gen 5:9 | Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani.
| |
| | Gen 5:10 | Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
| |
| | Gen 5:11 | Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.
| |
| | Gen 5:12 | Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli.
| |
| | Gen 5:13 | Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
| |
| | Gen 5:14 | Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.
| |
| | Gen 5:15 | Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi.
| |
| | Gen 5:16 | Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
| |
| | Gen 5:17 | Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.
| |
| | Gen 5:18 | Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku.
| |
| | Gen 5:19 | Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë.
| |
| | Gen 5:20 | Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq.
| |
| | Gen 5:21 | Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu.
| |
| | Gen 5:22 | Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
| |
| | Gen 5:23 | Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.
| |
| | Gen 5:24 | Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.
| |
| | Gen 5:25 | Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku.
| |
| | Gen 5:26 | Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija.
| |
| | Gen 5:27 | Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq.
| |
| | Gen 5:28 | Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir;
| |
| | Gen 5:29 | dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar".
| |
| | Gen 5:30 | Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë.
| |
| | Gen 5:31 | Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq.
| |
| | Gen 5:32 | Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.
| |